Një 48 vjeçar nga Mitrovica është në mesin e katër viktimave nga COVID-19 që janë regjistuar në 24 orët e fundit.
Tri rastet e tjera të vdekjes janë një 76 vjeçar nga Drenasi, një 77 vjeçar nga Gjilani dhe një 79 vjeçar nga Prishtina.
Shifra e përgjithshme e vdekjeve në vend ka shkuar në 2191.
Në ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 75 raste të reja me COVID-19 që është shifra më e ulët që është shënuar që një kohë të gjatë.
Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i rasteve aktive në vend është 7.508.