Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar edhe sot babain e tij në Spitalin e Mitrovicës.
Ai është parë teksa del nga objekti i Spitalit nën përcjellje të rreptë të EULEX.
Duke dalur nga Spitali, Veseli u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”.
Ndërkohë, mësohet se ish-kryeparlamentari do të largohet sot nga Kosova për në Hagë.
Ai ishte liruar me kusht për ta vizituar babain e shtrirë në Spital.