Adelina Berisha komplimentohet për ndryshimin e ri me flokët ngjyrë kafe

Si shumë prej yjeve shqiptare edhe këngëtarja Adelina Berisha së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

Artistja, e cila ndiqet nga mbi 300 mijë njerëz në rrjete sociale, ka bërë një transformim të mahnitshëm në dukje.

Meqenëse prej shumë vitesh jemi mësuar ta shohim si bionde, ajo gjatë këtyre ditëve të fundit është shndërruar në një brune të theksuar.

Berisha ka marrë vëmendje të madhe në postimin e fundit, në të cilin ka theksuar flokët ngjyrë kafe.

Komplimentet për ‘look’-un e ri kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që mban në rrjete sociale.

Krahas transformimit, Adelina po shijon suksesin e projektit të fundit të titulluar “Valla” që e solli në muajin mars.