Partia Socialiste ka mbledhur rreth 50 firma deputetësh për të nisur procedurën e shkarkimit të presidentit të Republikës Ilir Meta.
Iniciativa është bërë publike në Kryesinë e Kuvendit dhe është përfshirë në kalendarin e punimeve për ditën e nesërme. Pjesa më e rëndësishme në temat që do të diskutohen në Kuvend do të jetë iniciativa e ndërmarrë nga socialistët për të shkarkuar presidentin, vendim që duhet të marrë 93 firma deputetësh që të konsiderohet i miratuar. Pavarësisht nëse socialistët i sigurojnë 93 vota, fjalën e fundit për shkarkimin e Metës e ka Gjykata Kushtetuese.
Sot është publikuar edhe një pjesë e dokumentit ku paraqiten arsyet që sipas socialistëve tregojnë se përse duhet të shkarkohet Meta. Në dokumentin prej 45 faqesh janë publikuar disa nga statuset e Metës, ndërsa thuhet se presidenti ka nxitur dhunë ku për pasojë ka humbur jetën edhe një person, pra për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në dokument thuhet se Meta me daljet e tij të shpeshta dhe thirrjet, intimidoi votuesit.
Në dokument renditen edhe arsye të tjera dhe një pjesë të tyre jua sjellim më poshtë.