Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus. Në total numri i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 227 me 7 persona të vdekur.
“Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej 3 prej tyre kanë rezultuar pozitive”.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq.
“Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë 38.
“Nga data 08 shkurt deri më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.687 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 09 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2”.