Gjashtë të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident komunikacioni ndodhur sonte në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në të cilin gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në segmentin e rrugës në fshatin Kçiq ku janë përfshirë tri vetura.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë(6) persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.