Ulet numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

Bazuar në raportet e datës 28 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, ka ulje të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.


Numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 616, ku prej tyre, 505 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 475 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë


Në QKUK janë të shtrirë 254 pacientë
6 prej tyre në gjendje të rënduar
193 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
213 me oksigjeno-terapi


Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave


Klinika Infektive 92 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 54 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente


Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë


24 prej tyre në gjendje të rënduar
312 të konfirmuar pozitivë
262 me oksigjeno-terapi


Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme


Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 61 pacientë
Spitali i Pejës, 86 pacientë
Spitali i Gjilanit, 56 pacientë
Spitali i Ferizajt, 48 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë