Ish-këshilltari i Thaçit: Krerët e UÇK-së nuk do të braktisen nga Qeveria e Shqipërisë, kjo e Kosovës edhe po i lufton politikisht

Adil Behramaj, Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi thotë se Qeveria e Shqipërisë do të jetë ajo që nuk do t’i braktisë ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Behramaj mes tjerash thotë se përkundër asaj të Shqipërisë, qeveria e Kosovës i ka braktisur dhe po i lufton politikisht ata që po gjykohen në Hagë, njofton Klan Kosova

“Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës”.

“Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!” është shprehur Behramaj.