Blendi Fevziu: Kam pritur një votë ndëshkimi për Ramën

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë në studio me Mirela Milorin tek Klan News i cili foli më gjatë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në vendin tonë. Ai shprehet se priste që pakënaqësia e popullit ndaj Ramës të ishte më e madhe, por ishte i përgatitur edhe për këtë rezultat.

Si ju duken projeksionet e deri tanishme PD-PS? Kryeson PS-ja deri më tani në rang vendi, megjithatë janë numëruar thuajse gjysmat e kutive të votimit, si e sheh?

Fevziu: E para duhet ta shohim deri në fund numërimin e votave, një gjë është interesante që të dyja palët janë entuziaste dhe e konsiderojnë veten fituese. Kjo është gjë e mirë se zakonisht kur të dyja palët e konsiderojnë veten fituese, nuk ka kontestime ndaj procesit. Pak a shumë është një lloj pranimi e procesit që është gjëja kryesore. Se si do shkojë projeksioni, natyrisht unë kam pasur një ide personalisht që mund të ishte disi ndryshe.

Mendoja që pakënaqësia ndaj Ramës ose një votë ndëshkimi ndaj Ramës mund të ishte më e madhe, por në fakt nuk është se s’kam qenë i përgatitur dhe për një rezultat të ngjashëm, atë që pritet të projektohet në mbarim të rezultatit të zgjedhjeve dhe nisur nga sondazhet.