Tashmë edhe zyrtarisht, pesë ekipet angleze, Arsenal, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United kanë konfirmuar që nuk do të jenë pjesë e Superligës Evropiane.
Liverpool në njoftimin e tij ka thënë se “përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuan një Supërligë Evropianë janë ndërprerë”, njofton Klan Kosova.
Tottenham, në rrjetin social Twitter kanë thënë se kanë filluar edhe zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga Superliga e Evropës.
“Ne mund të konfirmojmë që kemi filluar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi për zhvillimin e propozimeve për një Super League të Evropës”, ka bërë të ditur klubi nëpërmjet Twitter.
Arsenal këtë iniciativë e ka parë si të gabim dhe u ka kërkuar falje tifozëve.
“Si rezultat që iu dëgjuam juve dhe komunitetit e gjerë të futbollit në ditët e fundit ne po tërhiqemi nga Superliga Evropiane e propozuar. Bëmë gabim dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet në qëndrimin e Arsenal.
Edhe Manchester United thekson se nuk do të bëhet pjesë e kësaj lige.
“Kemi dëgjuar me kujdes reagimet e tifozëve tanë, Qeverinë e Britanisë dhe aksionarët kyç. Mbesim të përkushtuar për të punojmë me të gjithë të tjerët në komunitetin e futbollit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë me të cilat përballet futbolli”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e Djajve të Kuq.