Në shtëpinë e Juventusit vazhdon të mbetet në dyshim e ardhmja e Alex Sandros.
Situata financiare e imponon klubin bardhezi të reflektojë mbi çështjen e rregullimit të plusvalencës dhe për shkak të kësaj situate “Zonja e Vjetër” mendon të nxjerrë në merkato pikërisht mbrojtësin brazilian.
Sipas medieve angleze, klubi më i interesuar për kartonin e 30-vjeçarit është Chelsea.
“Blutë e Londrës” për të arritur te kartoni i futbollistit janë gati t’i ofrojnë Juventusit shumën e 20 milionë eurove.