Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 770 pacientë me koronavirus. Siç njofton Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK), 630 raste janë të konfirmuara me sars-Cov-2, ku 608 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 33 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Tutje, në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë, ku 250 janë të konfirmuar me koronavirus, 13 në gjendje të rëndë dhe 267 me oksigjenoterapi.
Në bazë të raportit të punës për datën 20 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë.
Raporti i plotë:
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 112 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në intensiven e Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë:
380 të konfirmuar pozitivë
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
341- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 61pacientë
Spitali i Gjakovës, 78 pacientë
Spitali i Pejës, 101 pacientë
Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
Spitali i Ferizajt, 64 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë