Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24 vdekje dhe 364 raste të reja më COVID-19, kurse janë shëruar 689 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 147 mijë e 94 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 122 mijë e 810 janë shëruar, 4 mijë e 443 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 19 mijë e 841.