Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e koronavirusit.
Limaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur. “Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai.
I pari i NISMA-s thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.
Limaj tha se nga 13 marsi mbi 200 persona nga Italia janë kthyer në Malishevë. “Mendoj se këtu qëndron njëri ndër problemet më të mëdha për Malishevën”.
Kryetari i NISMA-s thekson se pandemia nuk mund të luftohet ën baza lokale, ndërsa sipas tij nga qendra kanë vepruar shumë vonë. “Malisheva është në karantinë nga 14 marsi dhe deri para dy-tri ditësh askush nuk e ka vizituar”, theksoi Fatmir Limaj.