Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, sot janë shënuar tri raste të reja me koronavirus, ka bërë të ditur sajti Kossev.
Tash gjithsej në këto komuna janë 36 të infektuar, ndërkohë 35 prej tyre janë të komunave veriore.
Një rast është në Graçanicë.
Epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, ka treguar se gjatë ditës janë marrë 23 mostra dhe tri prej tyre kanë rezultuar pozitive.
“Dy prej të prekurve janë nga Mitrovica e Veriut, për çka tash numri rritet në 20 dhe një është nga Zveçani”, ka thënë Antonijeviq, përcjell Kossev.
Analizat për koronavirus, serbët vazhdojnë t’i kryejnë në qendrat e Serbisë. Po ashtu, edhe pacientët me gjendje të rënduar janë shtruar në spitalet e qyteteve në Serbi, sidomos në Nish.