Klubi spanjoll po synon ta bindë Liverpoolin që t’ia shesë futbollistin kosovar pas përfundimit të këtij sezoni. Sevilla duket se e ka marrë seriozisht punën e Xherdan Shaqirit.
Klubi spanjoll ka shprehur interesim për mesfushorin kosovar, i cili nuk po gjen hapësira tek Liverpooli. Përfaqësuesi zviceran i ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje këtë edicion deri tash me “Reds”.
Dhe, mediat britanike shkruajnë se futbollisti nga Zhegra e Gjilanit do të largohet gjithsesi nga “Anfield Road” gjatë verës.
Kampioni evropian dhe botëror thuhet se do të ishte i gatshëm ta shesë Shaqirin për 20 milionë euro.
Ndërkohë, mediumi zviceran “Blick” raporton se Sevilla po e përgatit një mega-ofertë për 28 vjeçarin. Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt kanë shfaqur edhe Galatasaray, Roma e CSKA Moska.
Shaqiri i ka realizuar 7 gola në 40 paraqitje me Liverpoolin, që prej transferimit të tij në vitin 2018.
Në vend të Xherdanit, Të Kuqtë po planifikojnë ta transferojnë mesfushorin tjetër kosovar, Milot Rashica.