Khloe Kardashian së fundmi ka qenë mjaft e komentuar në faqet rozë.
Kjo ka ardhur si pasojë e një fotografi të shpërndarë në rrjet, që Khloe shfaqej pa asnjë lloj ‘photoshop’-i, shkruan Daily Mail.
36-vjeçarja tani po publikon një sërë imazhe, për të demantuar atë të cilën u shpërnda.
Në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka vënë në fokus tiparet e bujshme trupore, teksa ishte topless.
Ndërkohë, Khloe kohët e fundit postoi një deklaratë në lidhje me luftën e saj me imazhin e trupit, ku përshkroi se ndjente ‘presion’ të fortë për të qenë ‘perfekte’.
Polemikat filluan të gjitha pasi fotografia origjinale me bikini u shfaq në rrjetet sociale gjatë fundjavës.