Mobilizimi për heqjen e vizave, raportuesja për Kosovën thotë se Merkel do ta bëjë këtë nga korriku

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon po thotë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët tashmë është vonuar. Eurodeputetja gjermane ka dhënë sinjale se një gjë e tillë mund të ndodhë në muajin korrik kur Gjermania merr presidencën e BE-së.

Ajo ka shkruar në Twitter se mbetet në dorë të Këshillit Evropian që të jep dritën e gjelbër për qeverinë e Kosovës lidhur me këtë temë. Sipas saj, një gjë e tillë duhet që të ndodhë sa më shpejtë.

“Njerëzit në Kosovë e meritojnë këtë”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.