“Nuk ka rëndësi sa keq kam dalë”, Kejvina Kthella sjel poza së bashku me French Montana


Kejvina Kthella është ndër modelet më të komentuara në rrjet.

Një gjë e tillë shpesh ndodh për shkak të bukurisë natyrale, përfshirë edhe tipareve të mrekullueshme trupore.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, modelja ka shpërndarë një imazh me reperin e njohur ndërkombëtar.

Ajo u shfaq në një klub nate së bashku me French Montana, por si duket kjo ka qenë një shkrepje e rastësishme.

“Nuk ka rëndësi sa keq kam dalë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Nga ky mbishkrim Kthella bëri të ditur se nuk ka rëndësi pamja e saj, përderisa ishte afër reperit.

Theksojmë se bukuroshja bionde shpesh takohet me yje ndërkombëtare, me të cilët edhe ka realizuar fotografi.