Të enjten në Prishtinë një punëtore e bankës ka raportuar se gjatë kontrollit të parave e ka vënë re se disa persona të panjohur i kanë deponuar 11 mijë e 500 euro që kanë rezultuar të jenë false.
“Ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ )”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po vazhdon që të hetohet nga organet kompetente.