Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë para se të jepte betimin si Presidente ka dhënë dorëheqje nga funksionet politike e partiake nga iniciativa “Lista Vjosa” dhe ka dorëzuar mandatin e deputetes.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i saj, Artan Murati.
“Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbrëmë, para dhënies së betimit si Presidente, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”. Njëkohësisht, ajo ka dorëzuar edhe mandatin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, para dhënies së betimit si Presidente e vendit, pas përfundimit të votimit”, shkruan Murati.