Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e kanë parasysh edhe planin e rimëkëmbjes ekonomike, megjithatë fillimisht është paraparë plani i shëndetit publik.
Kjo sipas tij, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen dhe trendin e rritjes së infeksonit nga COVID-19, njofton Klan Kosova.
”Do ta kemi edhe planin tonë të punës për të dalë nga kjo krizë edhe më e thellë ekonomike për shkak të pandemisë së virusit COVID-19”.
”Por fillimisht duhet të nisim me këto masa sa i përket shëndetit publik, meqë është aq e rëndë gjendja sepse së pari duhet të ndalim trendin e rritjes, të ndalojmë përhapjen e trendit të rritjes së infeksionit nga COVID-19”.
”Së shpejti do ta kemi edhe një mbledhje të gjatë të Qevëerisë për programin qeverisës dhe planin e punës, ku këtë mbledhje do ta mbajmë në kushte të pandemisë, dhe për pasojë edhe aty pandemia shtron pyetje në secilën përgjigjie që ne japim”.
”Kam qenë në kontakt me Kryeministrin e Shqipërisë lidhur me vaksinimin në Kukës. Ku kam kërkuar vaksinimin edhe për mësuesit e jo vetëm për personelin shëndetësor”.
”Në parim duhet ta keni parasysh, se Republika e Kosovës duke qenë se nuk njihet në pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e prnaimit të vaksinave gjithandej siç po bëjnë disa shtete të tjera”.
”Orientimi ynë është europian me shtetet që na kanë njohur. Ne kemi qëndrimin tonë të qartë, karshi ofertave të ndryshme, që mund të na vijnë nga shtetet mosnjohëse e jashtë Europës”.