Në vendimin që pritet ta marrë brenda pak minutash Qeveria Kurti, precizohet edhe çështja e mbajtjes së maskës.
Merret vesh se në tri raste lejohet që qytetarët të lëvizin pa maska:
–Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
-Gjatë vrapit dhe çiklimit;
-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.