Ndalohen pamjet, dasmat lejohen deri në këtë numër të personave

Në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë ndalohet që të zhvillohen të pamet.

Sipas këtij propozimi, poashtu nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Ky vendim nuk i ndalon shprehimisht dasmat, por thotë se nuk lejohet të mblidhen më shumë se 10 persona.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona (mbledhjet, semindaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhet në propozimin të cilin e ka siguruar Gazeta Blic.