Yllza Hoti do ta zë vendin e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjes së kësaj të fundit në krye të shtetit.
Hoti është e para në listën e pritjes për t’u bërë deputete e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte marrë 5929 vota.
Kujtojmë se Vjosa Osmani u zgjodh presidente në rundin e tretë me 71 vota të deputetëve.