Pacolli – Osmanit: Gjithmonë do të qëndroj pas teje

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka votuar pro për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

“Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje”, është shprehur Pacolli.

“Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur. Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!”.