Zyrtarët koalicionitbqeverisës duket se i janë gëzuar përmbylljes së ciklit të formimit të institucioneve.
Në një foto të postuar nga deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, shihen liderët e shtetit duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.
Në foto shihen presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Po ashtu, të pranishëm janë edhe deputetë tjerë.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani . Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në Facebook.
Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.
Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.