Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku , u shpreh i kënaqur me procesin e votimit të presidentit, duke uruar Vjosa Osmanin për postin e ri.
“Shpreh kënaqësinë që përmbyllet një proces demokratik. Tani kemi një presidente të vendit dhe shpresojmë që të ushtrojë rolin e saj me dinjitet dhe të lë një shenjë të mirë në 5 vjetët e ardhshme. LDK do të vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti absolut”, tha ai.