13902 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 13 mijë e 902 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 92 mijë e 198 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 894 pacientë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 76 mijë e 402 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 793 raste të reja, dhjetë viktima dhe 755 pacientë të shëruar.