Martesa tashmë me decenie është në bankën e të akuzuarit për shkak të vrasjes së jetës seksuale.
I bëhet gjyq nga të gjitha anët, mirëpo a është mu kështu edhe në praktikë?
Gjatë jetës, posaçërisht martesore, “ndodhin” ngjarje të ndryshme. Edhe dashuri, por edhe sëmundje, pikëllime, ngritje, lumturi, humbje… të gjitha këto përbëjnë tërësinë e jetës së përbashkët, transmeton Telegrafi.
Pasojnë edhe obligime të shumta të cilat marrin mjaft energji, andaj mbetet gjithnjë e më pak kohë për të bërë dashuri.
Gjithashtu, është e vërtetë e kulluar që nuk ka formulë magjike e cila do të përmirësojnë jetën seksuale, sepse çdo person është tregim i veçantë.
Ajo që partnerët duhet ta pranojnë është fakti që të gjitha janë çështje marrëveshjesh – nuk është martesa pa seks problem vetvetiu, por vetëm simptomë e një gjëje shumë më të thellë dhe më serioze.
Për të gjitha duhet të bisedohet dhe ajo që është më e rëndësishme kjo gjë u ndodh pothuajse të gjitha çifteve.
Është me rëndësi që të dëshironi ta kapërceni hendekun martesor. Nëse kjo gjë është vendim juaji, me siguri do të arrini ta zgjidhni me sukses.