Gashi: LDK nuk merr pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit pa u tërhequr Ligji për Zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, në konferencë për media ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, pa u tërhequr Ligji për Zgjedhje. 

Iniciativa ligjore për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Gashit, sonte u tentuat që nëpërmjet arrogancës së numrave të imponohen shantazhe dhe kërcënime.

“Ne nuk marrim pjesë në seancë pa u tërhequr ligji”, shprehet Gashi.

“Nëpërmjet arrogancës së numrave u tentua të imponohen shantazhe dhe kërcënime. Ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin dhe rendin kushtetues. Vetëvendosje dhe kryetari i saj kërcënoi secilin deputet dhe qytetar të Kosovës duke ia imponuar mendësinë e tij totalitare”, ka thënë Gashi. 

Dicka e tillë sipas Gashit nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik në botë që rregullat e zgjedhjeve të ndryshohen njëanshëm. 

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë vend demokratik që sistemi zgjedhor dhe rregullat bazike të garës të ndryshojnë njëanshme”, ka thënë Gashi. 

“Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet. Nëse ky ligj nuk tërhiqet atëherë Kurti e çon vendin në zgjedhje sepse është i paaftë për të qeverisur me vendin. I ka 70 deputetë dhe nuk guxon të qeverisë. Merret me politika simbolike derisa i ka 4 vjet përpara për të qeverisur”, shtoi Gashi.