Edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovës, shkon në 170 numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar edhe për pesë raste të reja me koronavirus, kështu numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 170 raste.

“Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, njofton IKSHPK-ja.

“Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv. Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Mitrovica. Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova”.

Nga data 08.02.2020 deri me 07.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.