Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka bërë thirrje Albin Kurtit të tërhiqet Ligjit për Zgjedhjet.
Abdixhiku kërkoi që përpara se të kalojë ku ligj të kalohet në një debat gjithpërfshirës.
Ai tutje theksoi se nëse nuk tërhiqet ky ligj, Albin kurti po dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje.
“Nëse nuk tërhiqet Ligji, Albin Kurti e dërgon vendin në zgjedhje”, tha Abdixhiku.
“Këto reforma në vendet demokratike bëhen bashkë me opozitën”.
Ai thotë se LVV e ka kuptuar se nuk po mund të përballojë problemet reale që lidhen me pandeminë dhe ekonominë.
“LDK është treguar konstruktive në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit. Me këtë veprim që bëri sot Kurti dëshiron të krijojë destabilitet politikë”.
Abdixhiku thotë se Kurti duhet të heqë dorë nga shantazhimi i opozitës.
“Kurti tregoi se nuk ka interes për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente”.
“I bëjë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga kjo iniciativë dhe të lejojë konstruktivitetin. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh Kurti dëshiron zgjedhje dhe krizë institucionale në vend…Fillimisht kërkojmë që ky Projektligj të tërhiqet. Nëse ky Ligj nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje”.
Kryeministri Albin Kurti, tha se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.