Imer Mushkolaj: Punë e kryer, Vjosa Osmani Presidente

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka komentuar mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit, shkruan Gazeta Blic.

Ai në një deklaratë për Gazeta Blic tha se vet fakti që janë mbledhur nënshkrimet dhe thirrja e seancës për të premten ( sot), lë të kuptohet se tashmë janë siguruar votat e mjaftueshme që Vjosa Osmani të zgjedhjet presidente në një afat prej pesë vjetësh.

“Po doket që është punë e kryer… dilemën e disa deputetëve të LDK tashmë si duket e kanë kryer. Presidenti do të votohet edhe nga deputetet jo shumicës serbe, por që edhe lista serbe mund të jetë e pranishme në sallë”, ka thënë Mushkolaj, shkruan gazeta Blic.

Sipas Imer Mushkolajt, tashmë ka pak rëndësi nëse dy apo tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të votojnë pro Vjsoa Osmanit.

“Nëse ata deputet të LDK që kanë thënë se nuk do ta votojnë Osmanin tashmë nuk ka kurrfarë rëndësie, sepse votat me vet fakti nëse janë mbledhur nënshkrimet janë siguruar. Këtu nuk duhet përjashtuar edhe presionin ndërkombëtar të ditëve të fundit që çështjet e presidentit duhet të kryhet’, ka thënë Mushkolaj.

Sipas të gjitha gjasave, sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri.