Betohen si deputet ish-kryeministri Hoti, ish-ministri Zemaj e disa nga ata që munguan seancën e kaluar

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.

Që në fillim të seancës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se sot do të bëhet betimi i deputetëve të cilët në seancën e parë nuk arritën të betohen për legjislaturën e re.

Me këtë rast deputetët, disa prej tyre ish-ministra janë betuar për një mandat të ri në Parlament.

Në mesin e deputetëve të betuar sot janë: ish-kryeministri, Avdullah Hoti, Memli Krasniqi, ish-ministri Armend Zemaj e Behgjet Pacolli.

“Deputeti Shemsedin Dreshaj kandidat i Subjektit AAKe zëvendëson Daut Haradinaj për shkak të dorëheqjes së tij. Deputetët Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli kandidatë të subjektit politik LVV i zëvendësojnë Donika Gërvalla-Schearz, Hekuran Murati, Arben Vitija, Arbërije Nagavci, Hajrulla Çeko, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari për shkak të zgjedhjes së tyre anëtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës. Deputetja Samra Ilijaz kandidate e Nova Demokratska Stranka-NDS e zëvendëson Emilija Rexhepi e cila është zgjedhur anëtare e qeverisë së Republikës së Kosovës. deputeti Fridon Lala kandidat i Iniciativa e Re Demokratike-IRDK e zëvendëson Elbert Krasniqit, i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Deputeti Enis Kervan i subjektit politik “Kosova Demokratik TurK Partisi e zëvendëson Fikrim Damka i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Po ashtu betimin duhet ta japin edhe deputetët që kanë munguar në seancën konstituive me 22 mars e të cilët janë Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behxhet Pagolli”, tha Konjufca.

Kujtojmë se zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është bërë sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pas sigurimit të kuotës gjinore prej 30 përqind zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet në bazë të votave të marra dhe jo në bazë të gjinisë siç është vepruar deri më tani./Lajmi.net/