Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi e cila vjen nga komuna e Mitrovicës dhe njihet si një ndër aktivistet më të njohura të shoqërisë civile të Kosovës, ka thënë se Qeveria nuk po tregohet e sinqertë me veriun duke dhënë informacione të pavërteta. Nëpërmjet postimit të saj në rrjetin social Facebook, ajo deklaroi se vendimin për karantinimin e dy komunave të veriut e kanë marrë strukturat paralele e jo qeveria e Prishtinës duke postuar edhe videon e deklaratës së shpalljes. Po ashtu ajo vuri në dukje se deklaratat e qeverisë në ikje janë duke u përpjekur që ta fshehin këtë të vërtetë. Më tej ajo shton se që “ janë deklarata të pavërteta, dëshmon më së miri fakti që veriu i Kosovës me miratimin e kryeministrit Kurti, i është bindur Vuçiqit dhe ka zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme të Serbisë që në datën 19 mars.” ndërkohë që qeveria ka heshtur për orën policore. Këtë bindje të qeverisë së Kosovës ndaj masave të Serbisë ajo e quan mungesë kurajo duke treguar se dy vjet më parë qeveria e Kosovës e kishte arrestuar Gjuriqin për mosrespektim të vendimeve të Prishtinës. Prandaj e mbyll tekstin e saj duke thënë se ë gjithë e mbajmë mend që kur ishte në opozitë fliste si luan duke akuzuar për tradhti dhe duke kërkuar që Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyrje me kurajo në veri. Mirëpo tani që është kryeministër po del fytyra e tij e vërtetë si “tigër prej letre””
Postimin e saj të plotë në facebook e gjeni më poshtë:
Qeveria në detyrë e Kurtit dhe ministrat e tij nuk janë të sinqertë, ata po thonë të pavërteta sa i përket karantinimit të veriut. Dje janë parë në kundërofensivë zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje për të mashtruar opinionin publik kinse ata e kanë marrë vendimin për karantinimin e veriut dhe janë duke kontrolluar situatën mbi lumin Ibër. Sado që të përpiqet kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i shëndetësisë Vitia për të mashtruar publikun se nuk e kanë dorëzuar autoritetin shtetëror në veri dhe që masat në veri janë kinse të komanduara prej tyre, ne që jemi banorë të Mitrovicës jemi dëshmitarë me sytë tanë. Siç edhe e tregon video deklarata, ky vendim është marrë prej strukturave paralele të drejtuara nga Beogradi ditën e premte më 3 prill, pa i pyetur fare autoritetet e Kosovës.
Konkretisht këtë vendim e ka marrë shtabi emergjent i organizuar prej tyre ku pjesë përbërëse janë drejtuesi i Autoritetit të Përkohshëm të Beogradit në Mitrovicë, Aleksandar Spiric, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, zv/drejtorin e Qendrës Spitalore të Mitrovicës së Veriut, Zlatan Elek, epidemiologu i Instituti të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviç si dhe virologia Danica Radomiroviç. Qeveria e shkarkuar e Kurtit do të vazhdonte të heshtte edhe për këtë veprim, sikurse kishte heshtur për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme serbe në veri që prej dy javësh, mirëpo u detyrua të deklarohet pas konferencës për shtyp denoncuese që pati Partia Demokratike e Kosovës ditën e shtunë 4 prill. Prokuroria madje duhet të nis hetime për deklarime të rreme të zyrtarëve të lartë shtetëror.
Se janë deklarara të pavërteta, dëshmon më së miri fakti që veriu i Kosovës me miratimin e kryeministrit Kurti, i është bindur Vuçiqit dhe ka zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme të Serbisë që në datën 19 mars. Pra në këtë datë katër komunat veriore, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore dolën tërësisht nga kontrolli i qeverisë së Prishtinës dhe zbatuan orën policore të ndalimit të qarkullimit të vendosur nga qeveria e Beogradit e cila fillimisht ishte nga 20:00 e mbrëmjes deri në 5:00 të mëngjesit . Këto komuna kanë vazhduar të zbatojnë orarin e komanduar Serbisë edhe pas datës 24 mars kur hyri në fuqi vendimi antikushtetues i qeverisë së Kosovës për një orar policor që ndryshon nga ai serb.
Qeveritarët në largim u përpoqën që të maskonin sikurse ishte i tyre vendimi për karantimin e dy komunave të veriut, por ende nuk po guxojnë të deklarojnë se ata kanë vendosur edhe për orën policore në veri. Ende po heshtin për faktin që Serbia me lejen e qeverisë së shkarkuar Kurti, jo vetëm që po menaxhon luftën kundër koronavirusit në të gjithë popullatën e vendbanimet serbe anembanë Kosovës, por edhe ka shtrirë gjendjen e saj të jashtëzakonshme në katër komuna.
Pse i është nënshtruar kryeministri Kurti masave të Serbisë përkundrejt veriut të Kosovës duke toleruar hyrjen në Kosovë të qindra vetave personel shtetëror të komanduar nga Beogradi në Kosovës. Ky nuk ka kurajo si të tjerët. Dy vite më parë kur qeveria e kaluar e arrestoi Marko Gjuriqin sepse kishte shkelur vendimet e Prishtinës. Të gjithë e mbajmë mend që kur ishte në opozitë fliste si luan duke akuzuar për tradhëti dhe duke kërkuar që Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyrjë me kurajo në veri. Mirëpo tani që është kryeministër po del fytyra e tij e vërtetë si “tigër prej letre” që mjaftohet të thotë se agresionin e Serbisë.