Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri.
Kështu bëri të ditur, Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 383 raste. “Gjatë 24 orëve të fundit 15 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131”, tha Bino.
Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 22 viktima nga COVID-19.