Mikrobiologu Lul Raka e ka komentuar situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit në Kosovë, e gjithashtu ka paralajmëruar rritje rastesh të të infektuarve.
“Lufta politike e ka dëmtuar luftën ndaj koronavirusit. Shumë qytetarë mendojnë që më 13-14 prill duhet të dalin në punë. Jo, assesi nuk duhet të dalin. Ligjet nuk janë as bibël e as kuran që të mos ndërrohen. Synimi duhet të jetë që të shpëtohet jeta e njeriut”, tha Raka në KTV.
“Këto ditë do të kemi rritje të rasteve”.
Raka përfshirjen e politikës në këtë situatë me koronavirus, e ka vlerësuar të panevojshme. Sipas tij prioritet është shëndeti i qytetarëve të Kosovës.
Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.