Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se në qershor pritet që Kosovës t’i dërgohen edhe 100 mijë e 620 vaksina.
Këto vaksina sipas Zemajt do të arrijnë në qershor.
“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti COVID-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Njoftimi i plotë:
Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti COVID-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.
Ju faleminderit të gjithëve.