Plagoset me armë të zjarrit një 22 vjeçar në Vushtrri

Është plagosur një 22 vjeçar në rrugën “Ukshin Kovaqica” Vushtrri.

Viktima është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar nga i cili është sekustruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës. Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”.