Intervista per ecommerce me Zdravko Ilic nga CEFTA.
Vitin e kaluar CEFTA ka miratuar udhërrëfyesin e saj të tregtisë elektronike, me synimin për të hequr 4 grupe pengesash, të identifikuara në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e biznesit, të tilla si shoqatat e tregtisë elektronike, organizatat e biznesit dhe kompanitë direkt. Grupi i parë lidhet me kostot e operimit në mjedise të shumta rregullatore. Kompanitë që shesin në internet përballen me kosto të komplikuara nëse u duhet të përshtaten me rregullat e secilit treg që ata shesin në internet. Kjo është arsye pse ata shpesh vendosin të mos merren me aktivitete rajonale. Së dyti në listën tonë janë kostot e larta të transaksionit, d.m.th., dorëzimi i parcelave është i kushtueshëm dhe që kërkon kohë poashtu edhe pagesat mes vendeve tëCEFTA-së. Kostot e shumëfishta në lidhje me mjetet e identifikimit elektronik, siç janë nënshkrimet elektronike, janë gjithashtu një problem. Së fundmi, doganat, kostot dhe koha e procedurës, janë një nga sfidat kryesore për kompanitë që prodhojnë jashtë tregut të tyre lokal.
Çfarë duhet të zbatohet nga Palët e CEFTA-së (rregullimi i ligjit, hyrja në internet, dija (know-how) etj.) Në mënyrë që të përshpejtohet zhvillimi i tregtisë elektronike në rajon?
Në nivelin rajonal, puna jonë është të sjellim 7 tregje të CEFTA-s në një treg të përbashkët rajonal, i qasshëm për të gjitha kompanitë në rajon. Ne mund ta bëjmë atë duke minimizuar kostot, që sapo përmenda më lartë. Bazuar në përvojën e BE-së ne duam t’u mundësojmë të gjitha kompanive tona që pajtueshmëria me rregullat e brendshme do të thotë në masë të madhe pajtueshmëri me rregullat në rajon. Për ta realizuar këtë, duhet të biem dakord mbi rregullat e përbashkëta të bazuara në ato të BE-së, të cilat do të zbatohen në mënyrë të barabartë në të gjithë rajonin. Gjithashtu, ne duhet të vendosim transparencën e çmimeve të dërgesave postare dhe të promovojmë bashkëpunimin midis transportuesve të pakove në mënyrë që të kemi një dërgesë efikase nga një treg i CEFTA-s në tjetrin. Aktualisht, çmimet janë të tilla sa nuk ka kuptim ekonomik të angazhohesh në shpërndarje jashtë tregut vendor. Kjo gjithashtu ka të bëjë me vendosjen e procedurave të shpejta dhe të sigurta të zhdoganimit, të cilat do të mundësojnë kalimin e besueshëm dhe të shpejtë në doganë. Siç e kërkon edhe marrëveshja CEFTA, ne duhet të bëjmë njohjen reciproke të nënshkrimeve elektronike, në mënyrë që njerëzit tanë të kenë nevojë për vetëm një nënshkrim elektronik të cilin edhe do të mund ta përdorin në të 7 tregjet e CEFTA-së.
Nëse kësaj i shtojmë minimizimin e gjeo-bllokimit në rajon, i cili do t’u mundësojë konsumatorëve tanë një ofertë të barabartë dhe kushte të barabarta, si dhe përdorimin e shërbimeve online edhe kur ata udhëtojnë, ju në 4 vitet e ardhshme do të merrni frytet e punës tonë në aspektin e tregtisë elektronike.
Cilat janë përfitimet konkrete të Tregut të Përbashkët Rajonal në fushën e tregtisë elektronike?
Përfitimet e mundshme janë me të vërtetë të mëdha. Sot, më shumë se kurrë, për shkak të masave anti-pandemike në të gjithë botën, kthehemi te blerjet përmes internetit. Në BE, megjithëse janë regjistruar vetëm 4% blerës të rinj në internet, tregu i përgjithshëm i konsumit u rrit në mbi 700 miliardë (13%). Kosova akoma më dukshëm ndoqi këtë trend, ku statistikat tregojnë rritje prej 13 përqind të blerësve në internet. Lajme të ngjashme vijnë për të gjithë vendet e CEFTA-së. në Shqipëri, për shembull, Banka Botërore raporton se pothuajse 20 përqind të kompanive ose kanë filluar ose kanë rritur aktivitetin e biznesit në internet gjatë pandemisë COVID-19. Në Serbi, përdorimi online i kartave (blerjeve në internet) u rrit me 66%. Ne duhet të përfitojmë nga këto zhvillime dhe t’u ofrojmë kompanive dhe konsumatorëve më shumë mundësi. Tregjet e CEFTA-së në tërësi vlerësohen në 1 miliard euro me 20 milion konsumatorë. Ky është një treg që mund të motivojë kompanitë të investojnë në asete dhe njerëz të nevojshëm për dixhitalizimin e biznesit të tyre. Tregjet e vogla sjellin investime të vogla që rezultojnë të mbeten pas kolegëve tanë të BE-së.
Mundësimi i një tregu të madh të tregtisë elektronike për një kompani, do të thotë t’i ndihmosh ata të shndërrohen në potencialin e ekonomisë dixhitale, d.m.th. të arrijnë konsumatorë nga e gjithë bota online, mjete të marketingut në internet, lehtësi pa ndërprerje të blerjeve dhe aftësinë për tësynuar tregje niche (një treg i vogël, i specializuar për njëprodukt ose shërbim të vecantë). Për ndërmarrjet e vogla që nuk kanë burime të mjaftueshme për të investuar në agjentë dhe panaire, blerjet online mund të jetë mënyra e vetme për të eksportuar. Për më tepër, në këtë mënyrë ekonomia promovon zhvillimin e sektorëve me rritje të shpejtë të cilët prodhojnë dhe shesin produkte dixhitale. Sot ata janë gjeneratorë të shkëlqyer të vendeve të punës dhe rritjes ekonomike, dhe madje do të jenë edhe më shumë nesër. Në këtë kontekst, tregu rajonal me rregullat e tij evropiane luan rolin e një trampoline drejt BE-së dhe tregjeve globale.