Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë shënuar 10 raste të vdekjes nga virusi COVID-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç)”, bënë të ditur IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes.