Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.
Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.
Kryeministri britanik, 55-vjeçar, është shtruar të dielën në Spitalin Shën Tomasi në Londër, pasi ka thënë se ka pasur “simptome të vazhdueshme”.
Deri më tani në Britani të Madhe është raportuar për 52,274 persona të infektuar dhe 5,383 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.