Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 105 pacientë të hospitalizuar.
Nga këta pacientë 89 janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, tetë pacientë negativë dhe tetë të pakonfirmuar.
Sipas raportit 24 orësh të këtij spitali, 55 pacientë janë me oksigjeno-terapi, derisa dy në CPAP maskë.
Me COVID-19 janë edhe disa nga stafi shëndetësor i Spitalit të Gjakovës – tre mjekë, katër infermierë dhe 2 nga stafi administrativ.