Numri i rasteve ditore të infektimeve me koronavirus në Kosovë është rritur dukshëm ditëve të fundit, shkruan Gazeta Stop.
Përderisa shifrat ditore nuk po bien nën 700, edhe qendrat mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në mbarë Kosovën janë mbushur në shumicën e kapaciteteve.
Numri aktual i rasteve aktive me koronavirus, sipas njoftimit të fundit të Insitutit të Shëndetit Publik është 12 mijë e 808.
Ndryshe, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, të konfirmuar me COVID pozitiv janë 705 raste.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.
Kurse, 10 persona kanë vdekur pas infektimit.
Numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 teksa janë shënuar 1.786 raste të vdekjes.