Nesër takohen Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të mbajë nesër takim me deputeten e Kuvendit të Kosovës, njëherit kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani.

Ky takim pritet të mbahet në ora 14.00 në Kuvendin e Kosovës.

Takimi mes Abdixhikut dhe Osmanit, vie në kuadër të zhvillimeve politike në vend, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar në Debat Plus, anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri duke thënë ”Natyrisht [ se do të takohen]”.p