Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Albin Kurti ka marrë 67 vota të ligjvënësve kosovarë, për ta drejtuar ekzekutivin.
Kjo është hera e dytë që Kurti do të drejtojë Qeverinë e Kosovës, pas mandatit të tij të parë, ku kishte qenë kryeministër fuqiplotë për 52 ditë.
Kurti tregon emrat e kabinetit qeveritar
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur këtë herë që ta krijojë qeverinë e vetme, pasi ka fituar 50.03 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme.
Qeveria e re është votuar pro nga 67 deputetë, 30 kanë votuar kundër dhe asnjë abstenim.