Gjatë seancës së sotme për votimin e Qeverisë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur emrat e kabinetit të tij.
Kurti ka thënë se Qeveria e tij do të ketë 15 ministri.
Kabineti Kurti 2
Zëvendëskryeministër i parë, për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi
Zëvendëskryeministre e dytë, dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministre e tretë, për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku
Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, rezervuar për një deputet të subjektit Lista Serbe, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka