Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që sot është arritur ajo që deri tani është dukur e paaritshme për qytetarët e Kosovës.
“Sot është një ditë e re për të gjithë qytetarët e Kosovës. Pas shumë pengesave, pritjeve dhe përpjekjeve më në fund ajo që dukej e paarritshme sot po bëhet realitet”.
Duke e parë si sfidën kryesore pandeminë, Kurti ka premtuar vaksinimin e 60% të qytetarëve të Kosovës.
“S’ka dyshim që pandemia mbetet sfida kryesore. Pa humbur kohë, me ministrin e ri të Shëndetësisë do të fillojmë një plan për vendosjen nën kontroll të Covid-19, me masat që ulin numrin e masave të reja dhe çojnë drejt eliminimit të rasteve të vdekjeve. Brenda vitit, synojmë sigurimin e vaksinave për rreth 60% të popullsisë. Drejtësia, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia, që të gjitha kanë nevojë për reformë”.
“Do të fillojmë me reformën në drejtësi. Procesi i Vettingut, do të vazhdojë aty ku ka mbetur. Do të jetë një proces, fer, transparent dhe jo hakmarrës”, u shpreh Kurti.