Shoqatat e Transportit rrugor të udhëtarëve sot marshit-protestues me autobusë, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë.
Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi se pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre, por siç tha ai ky vendim ka ardhur për shkak të motit të ligë.
Të nderuar Operator të Transportit rrugor të udhëtarve,
Bazuar në faktin se jemi të ballafaquar me këtë dimër të vonshëm në pranverë dhe Interesin publik të qytetarëve në këtë kohë acari e pandemie dhe dhe agjendën politike për konsolidim të institucioneve të vendit, Këshilli dtejtues dhe organizativ i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarve mori këtë vendim:
1. Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike.
2. Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevës
3. Ti japim kohë Qeverisë në ardhje dhe avancimit të dialogut publiko privat
4. Jemi të habitur me mosreflektimin e mësimdhënëse për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë prostestës 5 ditore.
5. Për çdo vendim tjetër këshilli organizativ i protestës do të ju njoftojmë me kohë.
Falenderojë të gjithë operatorët e transportit rrugor të udhëtarve !